Soros: Shpëtimi i BE’së, rindërtimi i saj i plotë
Miliarderi George Soros, ka bërë thirrje për rindërtim të plotë të Bashkimit Evropian me qëllim të shpëtimit të saj pas referendumit britanik të 23 qershorit ku u vendos për daljen e këtij shteti nga BE.
“Tani, skenari katastrofal që shumë njerëz ia kanë pasur frikën është materializuar, duke e bërë shpërbërjen e BE-së, proces praktikisht të pakthyeshëm”, ka paralajmëruar Soros në një koment të publikuar më 25 qershor.
Ekonomia dhe populli britanik do të vuajnë tejmase pasojat në aspektin afat-shkurtër dhe atë të mesëm, ka thënë më tej ai në këtë koment.
“Të gjithë ne, që besojmë në vlerat dhe parimet mbi të cilat BE-ja ishte dizajnuar t’i mbaj, duhet të bëhem bashkë që t’i shpëtojmë këto vlera duke e rindërtuar plotësisht BE-në”, ka insistuar Soros.