Ekonomia

Banesat sociale dhe ekologjike me efiçencë energjie, EKB zhvillohen konkursin me studentë e arkitektë

Ndërtimi i banesave sociale me efiçencë energjie, redukton në masën 50% koston e faturës së energjisë dhe rrit cilësinë e jetës së familjeve që do të strehohen në këto apartamente.

Enti Kombëtar i Banesave me mbështetjen e PNUD organizoi konkursin e hapur për studentë e arkitektë të rinj me temë “Banesë sociale dhe ekologjike me efiçencë energjie”.

11 studentë dhe arkitektë të rinj, shqiptarë dhe të huaj, morën pjesë në këtë konkurim, duke paraqitur punët e tyre, të ndarë në 6 grupe.

Në ambjentet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, u zhvillua të premten ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon  Radovani. Fitues i çmimit të parë u shpall grupi i tre studenteve italiane nga Universiteti i Firences: Annalisa Rizzo, Teresa Ulivi, Antonia Placanina.

big_radovan_2Që prej vitit 2014, një nga risitë e politikave dhe projekteve të zbatuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Enti Kombëtar i Banesave është ndërtimi i banesave të reja sociale me efiëencë energjie.

Në dy vite janë zbatuar 3 projekte pilot, në 3 zona të ndryshme të vendit, prej të cilave kanë përfituar 228 qytetarë.

Ndërkohë, për vitin 2016 do të zbatohen 6 projekte të reja për efikasitetin (eficencën) e energjisë në ndërtesat ekzistuese të banimit, në 6 komuna me një shumë totale të investimeve prej 485 mijë euro.

Punimet e studentëve u ekspozuan edhe në ambientet e universiteteve Epoka dhe Polis, si dhe në qytete të ndryshme të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button