Ekonomia

16-30 dhjetor, tragetet lundrojnë me 47.443 udhëtarë dhe 9.960 autovetura

Ditët e fundit të këtij viti, në portin e Durrësit ka vijuar rregullisht mbërritja e bashkëatdhetarëve, të cilët shfrytëzojnë tragetet për udhëtimin nga vendet e Evropës Perëndimore ku jetojnë e punojnë drejt familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga të dhënat operative të Terminalit të Trageteve, gjatë periudhës 16-30 dhjetor, tragetet e linjave nga Bari, Ankona dhe Trieste (Itali) kanë sjellë në Durrës 36.114  udhëtarë me 8.509 autovetura gjithsej. Në gjysmën e dyte të muajit të fundit të vitit nga Durrësi porteve italiane i janë drejtuar 11.329 udhëtarë të tjerë, duke e cuar numrin e përgjithshëm të udhëtarëve që kanë preferuar portin më të madh te vendit në 47.443 me 9.960 autovetura gjithsej.

Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar edhe 2.291 kamjonë dhe 250 trajlera me mallra.

Gjatë këtyre 15 ditëve tragetet kanë kryer 51 lundrime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button