Kronika

Shtohen rastet me koronavirus në vend 38 persona të prekur, 2 në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve janë regjistruar 5 raste të reja me Covid 19, duke e cuar në 38 numrin e të prekurve. Sipas njotimit zyrtar, 12 prej tyre janë të shtruar në spitalin infektiv në QSUT, nga të cilët dy prej tyre janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:
12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button