Kronika

Godet me thikë të ëmën, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se në konflikt e sipër ka goditur me thikë nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prrenjas. I arrestuari është shtetasi Klodjan Leka, banor i qytezës.

Sipas njoftimit të policisë,  gjatë  ditës  së  djeshme në konflikt  për  motive  pronësie  në  banesë,  dyshohet  se  ka  ushtruar  dhunë  fizike  dhe  ka  goditur  me  thikë  nënën  e  tij,  shtetasen  N.L.,  61  vjeçe,

61-vjeçarja  u  dërgua   menjëherë  në  spitalin  e  Tiranës  ku fatmirësisht  ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën, ndërkohë që ndaj të birit të saj rëndon akuza për “dhunë në familje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button