Ekonomia

Agjencia e Pagesave me sistem aplikimi të automatizuar

Agjencia e Pagesave, që operon në sistemin e bujqësisë, për herë të parë këtë vit ka vënë në funksionim sistemin e aplikimit të automatizuar, si teknologjia që lehtëson dhe garanton trasparencën e proçisit të aplikimit për subvencione.

Sipas specialistëve te fushës, në këtë mënyrë Agjencia e Pagesave sjellë pranë publikut inovacionin dhe risinë e saj, automatizimin e sistemit të aplikimit për grandet e subvencionet në sistemin e bujqësisë, si një model bashkohë dhe sipas standarteve të Be-së.

Ky sistem bën të mundur hedhjen e të dhënave të aplikantëve që në momentin e aplikimit nga çdo vend i Shqipërisë. Ky inovacion rrit transparencën, efiçencën dhe bën të mundur përfundimin në një kohë shumë më të shkurtër të proçesit të aplikimit deri në pagesë.

Agjencia e Pagesave e prezantoj këtë risi teknologjike gjatë Javës së Inovacionit me temë “Inovacion në Shërbimet Publike” që u zhvillua për të dytin vit radhazi javën e fundit të muajit maj. Objektivi i kësaj jave është promovimi i inovacionit në të gjithë sektorët e shoqërisë, ndërsa tema e Javës së Inovacionit 2015 është: Inovacion në Shërbimet Publike. Aktivitetet gjatë secilës ditë janë organizuar në bashkëpunim me Ministritë e linjës dhe grupet e interesit për çdo sektor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button