Kronika

Horrori në Korçë, zbardhet dëshmia e nënës së dy fëmijëve në Polici

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 41-vjeçar pasi mbyti me tel dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç, vari veten, vëmendja është përqendruar tek nëna e të miturve, Marsela Toshi.

Disa orë para krimit të rëndë, 24-vjeçarja ka qenë në banesën e bashkëshortit të saj, Naum Toshi, dhe më pas ishte nisur drejt Greqisë.

Marsela Toshi pasi mësoi ngjarjen e rëndë u nis për në Shqipëri, ku u ndalua në kufi dhe u shoqërua në komisariat.

Marsela tregon se ditën e diel mes çiftit ka pasur grindje, dhe më pas ajo është larguar nga banesa.

“Ika në Greqi që të punoja. Do shkoja unë në fillim, të gjeja punë, pastaj do t’i merrja fëmijët. Ai më thoshte “na gjej për të ngrënë, bëj ç’të duash”. Burri më thoshte ‘ke fëmijë për të ushqyer’. Të dielën debatuam me fjalë, u zumë dhe unë ika”, rrëfen Marsela.

Megjithatë, ajo në dëshminë e saj thotë se burri nuk e ka dhunuar fizikisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button