Kronika

Pukë, erërat riaktivizojnë zjarret; zgjerohet zona e rrezikut

Zjarri i përmasave të mëdha, që u riaktivizua fuqishëm pasditen e së enjtes në pyjet e Trunit në Fushë-Arrëz, ka shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e kësaj zone.

Pasi shërbimi zjarrfikës kishte vënë nën kontroll flakët, një erë e papritur dhe e fuqishme i përhapi ato në sipërfaqe të tëra pyjore. Për pasojë, situata doli jashtë kontrollit.

Shërbimi zjarrfikës i Pukës dërgoi në zonë mjete zjarrfikëse shtesë, ndërkohë që errësira e natës e bëri të pamundur ndërhyrjen nga ajri.

Aktualisht ekipet po menaxhojnë situatën në vendngjarje, së bashku me banorë të zonës, duke shfrytëzuar edhe qetësinë atmosferike të orëve të para të ditës për rivënien e situatës nën kontroll.

Por, erërat që fryjnë buzë luginës së Drinit rrezikojnë përhapjen e flakëve sërish. Sipas kreut të Shërbimit Pyjor në Pukë, Roland Toma, nëse zjarri kalon në kodrën tjetër, atëherë situata do të jetë më kaotike pasi masivi pyjor i bredhit rrezikohet i tëri.

Ndërkaq, një helikopter i emergjencave civile ka fluturuar drejt zonës për hedhjen e ujit nga ajri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button