Kronika

Nisin punimet për sheshin Skënderbej, Bashkia e Tiranës shpjegon si do shmanget trafiku

Bashkia e Tiranës njofton se nga dita e sotme ka nisur faza e parë e punimeve për zbatimit e projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”. Në këtë fazë përfshihen punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.

Punimet fillojnë nga zona e Muzeut Kombëtar ku do të bëhet rikonstruksioni total i xhokolit të ndërtesës, rikonstruksioni i shkallëve hyrëse në Muzeun Kombëtar, si dhe do të punohet në lulishtet përreth Muzeut, të cilat do të shndërrohen në kopësht botanik. Gjithashtu, do të punohet edhe për realizimin e sistemit të ndriçimit të jashtëm të Muzeut Kombëtar dhe kopshteve përreth tij. Puna do të vijojë me rikonstruksionin e shkallëve të Pallatit të Kulturës dhe platformave hyrëse të Teatrit të Operas dhe Bibliotekës Kombëtare.

Kjo fazë do të ndiqet nga zbatimi i punimeve të projektit të parkimit nëntokësor, që do të fillojë në fund të muajit tetor, projekt i cili do të realizohet në një afat 7 mujor. Zbatimi i fazës së dytë do të realizohet në një afat 12 mujor dhe do të kompletojë projektin e Sheshit Skënderbej me punimet që do të kryen në kopshtet përreth tij. Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin e qytetarëve. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës publikon edhe hartën e devijimit të trafikut i cili po ashtu do të kryhet në faza, deri në përfundimin total të punimeve në unazën e vogël.

Devijimi i Trafikut:

Qarkullimi i automjeteve në Sheshin “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës e ndarë në dy faza (bashkëlidhur kësaj urdhërese), si më poshtë:

Faza I

Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej”, do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli” .

Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zog I”.

Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi lëvizjes Jug – Veri do të devijohet vetëm djathtas përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugës “Abdi Toptani”. Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e Sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së “Kavajës”, segmenti midis Ded Gjo Luli” dhe Sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e  “Durrësit” drejtimi lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më   poshtë:

Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Faza II

Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me bulevardin “Zogu I”.

Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së Durrësit në anën veriore të Muzeut Kombëtar, do të jetë i bllokuar.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më   poshtë:

Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Linja “Qendër-Laprakë-Qendër”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” me itenerar sipas qarkullimit të lejuar.

Linja “Instituti”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” itenerar sipas qarkullimit te lejuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button