Rajoni

Presidenti para Olivér Várhelyi: Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut ta zbatojë Marrëveshjen

Procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të ndërtohet mbi të arriturat e saj në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në takimin me komisionerin evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Olivér Várhelyi, i cili po qëndron për vizitë në Bullgari.

Radev theksoi se Bullgaria pret rezultate në dialogun dypalësh me fqinjin tonë jugperëndimor, duke përfshirë sigurimin e garancive kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas dhe veprime reale për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare shekullore, zbatimin e Traktatit dypalësh të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. “Bullgaria është e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me institucionet dhe partnerët evropianë në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme”, tha Presidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button