Kosova

Arrestohet zëdhënësi i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zëdhënësi i saj Frashër Krasniqi është arrestuar.

Krasniqi, sipas një njoftimi nga VV, është arrestuar sot nga policë civilë rreth orës 17:00.

Vetëvendosje në njoftimin e saj thotë se kjo është përndjekje e aktivistëve me qëllim që të ndalet dhe të dobësohet protesta e 17 shkurtit, megjithatë, sipas VV-së, protesta do të jetë madhështore”.

“Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button