Rajoni

Bullgaria do të marrë përkrahje për mbrojtje të kufijve të veta

Apeli i kryeministrit Bojko Borisov për një ndihmë të ngutshme nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e kufijve tanë kundra valës së emigrantëve hasi një përgjigje pozitive në Bratislavë, ku po zhvillohet takimi joformal i nivelit të lartë. “Bullgaria do të marrë një përkrahje të madhe për mbrojtjen e kufijve të saj, një sërë shtete tanimë ndërmorën angazhime konkrete”, deklaroi Preben Aaman, zëdhënës i kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk. Aaman shtoi se, bëhet fjalë dhe për ndihmën e propozuar materiale nga qeveritë kombëtare. Sasinë e mjeteve të premtuara pritet që ta njoftoi kryeministri Borisov në fund të takimit të Samitit. Gjatë mbërritjes së vet ai i paraqiti përpara Angela Merkellit sfidat, përpara të cilave është i drejtuar vendi ynë. Borisov i tregoi kancelarit gjerman një hartë të Bullgarisë, e cila ilustron presionin e migracionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button