Kosova

Grabovci: Nuk i frikësohemi protestave

Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, nuk e sheh të arsyeshme protestën e 18 prillit, e cila është organizuar nga partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

grabovci-nuk-i-frik-euml-sohemi-protestave_hdNdonëse krerët e tri subjekteve opozitare janë koordinuar për organizimin e kësaj proteste, për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, kjo nuk është në të mirë të vendit. Ai në një prononcim për “Zërin” ka thënë se pozita nuk i frikësohet aspak këtyre organizimeve.

“Ne së pari nuk kemi pse i frikësohemi askujt sepse jemi përfaqësues të popullit dhe përfaqësojmë vullnetin e popullit. Kemi dal nga zgjedh e lira, fer dhe demokratike që kanë qenë shembull jo vetëm për Kosovën por edhe për Rajonin. Pra, ndërrimet e pushteteve në kushtet e demokracisë bëhet nëpërmjet votës dhe popullit. Ai është sovrani që përcakton kush duhet të jetë në pushtet e opozite”, ka thënë ai.

Grabovci, më tej ka theksuar se qytetarët nuk u kanë besuar që të veprohet dhe të punohet në kundërshtim me interesante e vendit. Sipas tij, Kosova tani ka nevojë për unitet bashkëpunues në mbrojtje për të hapur rrugën në integrimet evropiane.

“PDK-ja është shembull dhe respekton mendimin kundër, ka demokraci të brendshme dhe respekton alternativat e atyre që mendojnë ndryshe”, është shprehur ai për Zërin.

Megjithatë, shefi i deputetëve të PDK-së ka edhe një kritikë për partitë opozitare të cilat ende nuk kanë marrë leje për protestë nga Policia e Kosovës. Grabovci u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të mendohen dhe mos të nguten lidhur me protestën e 18 shkurtit.

“Ne besojmë se protesta është mjet demokratik, por protesta duhet ti respektojë rregullat e demokracisë. Me ligjet tona kemi përcaktuar se është mjet demokratik, por duhet të paraqitet në organin përkatës, të nxirret një leje. Mos të bartet debati nga institucionet tona në rrugë, por të ndodhë e kundërta. Nëse ne nuk e respektojmë shtetin tonë, institucionet tona, atëherë nuk kemi të drejtë. Prandaj i bëjë thirrje çdo qytetari të veprojë arsyeshëm të gjykoj në përputhje me të cilin po kalon shteti ynë, vendi ynë. Prandaj, u bëjë thirrje opozitës që debatin nga rruga ta bartë në institucione”, ka potencuar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button