☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.28 ▲1.1%
ARI 4,820 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,052 ▼ -0.61% ETH $2,321 ▼ -2.74% XRP $1.3541 ▼ -1.38% SOL $83.2000 ▼ -3.51%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.28 ▲1.1 % ARI 4,820 ▼0.61 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.28 ▲1.1 % ARI 4,820 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Mbretëria e Bashkuar, mbështetëse e madhe e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell. Ambasadori e siguroi kryeparlamentarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

veseli-mbret-euml-ria-e-bashkuar-mb-euml-shtet-euml-se-e-madhe-e-kosov-euml-s_hdKryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.

Ambasadori O’Connell, i cili ka qenë prezent në Kosovë në momentet vendimtare në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe është i familjarizuar me kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.

Ai e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.