Kronika

Automjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi i makinës

Një person është aksidentuar për vdekje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Janjar rreth orës 08:05.

Policia sqaron se “për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button