Kronika

Kodheli: Do të marrim nga SHBA-ja 250 mjete të blinduara

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka deklaruar se brenda 10 ditëve të ardhshme do të nënshkruhet një kontratë me SHBA për të marrë 250 mjete të blinduara.

Në Komisionin e Sigurisë, ku po diskutohet pr.buxheti 2017, Kodheli tha se garanton mbështetje financiare për reformat kyçe.

“Brenda 10 ditësh kontratë me SHBA për 250 mjete të blinduara. Të parat vijnë në janar shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Kodheli.

Ministrja ka dhënë edhe një lajm tjetër, ku sipas saj pas përfundimit të referendumit në Itali do të marrin nga shteti fqinj 5000 armë e municione me vlerë 10 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button