Bota

Turqi, operacion kundër strukturimit të FETO-s në media

Prokuroria Republikane në Stamboll ka lëshuar urdhër arresti për 35 persona në kuadër të hetimeve të strukturave nëpër media të Organizatës terroriste Fetullahçi (FETO), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori republikan në Stamboll Ismail Uçar dhe prokurori nga Byroja për Krim të Organizuar, Murat Çaglak në kuadër të hetimeve dhe provave të reja mbi strukturimin në media të Organizatës Teroriste Fetullahci (FETO) kanë lëshuar urdhër arrest për 35 persona, anëtarë të kësaj organizate.

Në operacionet e kryera në Stamboll, Ankara dhe Izmit u arrestuan Nurullah Ozturk, Rasin Yilmaz, Murat Aksoj, Abdullah Alparslan Akkush, Dinçer Gokçe, Iskender Junus Tirjaki, Levent Arap, Omer Shahin dhe Ajhan Shimshek. Për 18 të dyshuar u vërtetua se kanë dalë jashtë vendit, kurse vazhdojnë kërkimet për 8 të tjerë.

Urdhër arresti për të dyshuarit bazohet në akuzën se të dyshuarit janë pjesëtarë të organizatës dhe në shtypin medial ku ata punojnë dhe nëpërmjet mediave sociale propagandojnë në favor të FETO-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button