Rajoni

Vuçiç: “Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak

aaMe t’u kthyer në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç thërriti një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë që kryeson dhe fill pas kësaj mbajti një konferencë për shtyp, ku shprehu keqardhjen për incidentin e ndodhur në Srebrenicë dhe këmbënguljen për të vazhduar politikën e paqes dhe fqinjësisë së mirë.
Sa i përket sulmit, kryeministri serb foli për një plan të organizuar mirë, sipas tij, nga persona që nuk kanë lidhje me viktimat e dy dekadave më parë,
“Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nuk mund të parashikoja atë që ndodhi. Në një moment, pashë truprojet që mbanin çadrën hapur për të më mbrojtur nga sendet që vinin drejt nesh. U kërkova ta mbyllnin çadrën dhe të më linin të flisja me njerëzit…dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi Vuçiç.
“Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, shtoi Vuçiç.
Ai ftoi serbët e Bosnjes, që pavarësisht kësaj, të mos shohin me dyshim fqinjët e tyre, duke u garantuar se mbështetja e Beogradit për ta do të jetë e pakursyer.
Ndërkohë, presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik e cilësoi sulmin ndaj Vuçiç si sulm ndaj gjithë popullit serb.
Sa i përket autorëve, mediat boshnjake flasin për një person të ndaluar nga forcat e sigurisë. I ndaluari dyshohet se është personi që ka qëlluar me gurë në kokë Vuçiç, i cili si pasojë ka thyer edhe syzet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button