Kronika

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush, mjeti i autorëve me targa të vjedhura

Policia është vënë në ndjekje një automjeti Audi me ngjyrë të bardhë, me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes autorët që tentuan të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Mësohet se autorët janë larguar në drejtim të liqenit të Thatë. Blutë janë vënë ndjekje të makinës me targa AA943SG, ndërsa rezulton se targa është e vjedhur.

Ata kishin shkuar për të grabitur një banesë, por pas mbërritjes së policisë ata kanë hapur zjarr drejt tyre dhe janë larguar.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button