Te ndryshme

OKB: Deri në 2030, luftë me çdo kusht varfërisë!

Pas suksesit të të ashtuquajturave “Objektivat e Mijëvjeçarit”, shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë rënë dakord për synimet e zhvillimit të botës deri në vitin 2030. Përfaqësuesit e 193 kombeve kanë publikuar të dielën në Nju Jork, një katalog me 17 të ashtuquajturat “Synimet zhvillimore” (SDG)

Pas suksesit të të ashtuquajturave “Objektivat e Mijëvjeçarit”, shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë rënë dakord për synimet e zhvillimit të botës deri në vitin 2030. Përfaqësuesit e 193 kombeve kanë publikuar të dielën në Nju Jork, një katalog me 17 të ashtuquajturat “Synimet zhvillimore” (SDG), duke e bërë kështu më konkrete këtë përpjekje mbarëbotërore

Kështu rezulton se në më shumë se dy vjet, rezolutat e negociuara së fundmi, duhet që së pari t’u vijnë në ndihmë vendeve të varfra të botës për të siguruar suksesin në përmbushjen e synimeve të mijëvjeçarit

Katalogu do të publikohet në shtator

Katalogu në fjalë do të shpërndahet e bëhet publik në një takim që do të mbahet në shtator me krerët e shteteve e kryetarët e qeverive nga e gjithë bota.

Në fakt, janë shënuar edhe sukseset e para në luftën kundër problemeve emergjente të njerëzimit, të cilët sjellin një aromë të lehtë optimizmi, shumë i nevojshëm për të bërë përpara: më konkretisht, numri i njerëzve, që e nxjerrin ditën duke fituar vetëm 1,25 dollarë, sipas OKB-së, në 25 vitet e ardhshme ka shkuar nga 1,9 miliardë, në 836 milionë, duke shënuar kësisoj një përgjysmim.

Ulje e vdekshmërisë foshnjore

Vdekshmëria foshnjore ra me më shumë se gjysma e saj – pavarësisht se synimi ishte që ajo të kapte një shifër prej dy të tretave – e të shkonte kështu nga 90 në 43 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Vdekshmëria foshnjore ra me 45%.

Parandalimi më i mirë dhe përkujdesja – thuhet në raport – do të kishin bërë që të parandalohej vdekja e 6,2 milionë njerëzve nga malaria dhe 37 milionëve nga tuberkulozi.

Mbi këtë bazë suksesesh të para, OKB-ja dëshiron që të ndërtojë edhe rrugën për të përmbushur synimet e reja, të cilat të përmbledhura në pika, janë si më poshtë:

Brenda 15 viteve të ardhshme, bashkësia e shteteve synon ta mposhtë varfërinë dhe urinë kudo në botë dhe në çdo formë.

Më tej duhet zgjidhur problemi i ujit. Të gjithë njerëzit duhet të kenë akses në ujin e pijshëm dhe të posedojnë pajisje sanitare funksionale.

Kudo në botë, të rinjtë dhe të rejat duhet të kenë të drejtën të marrin arsimim bazë falas. Nuk duhet toleruar më diskriminimi i grave dhe vajzave dhe çdo njeri duhet të ketë akses në energjinë alternative e që respekton mjedisin.

Me objektivat e qëndrueshëm zhvillimorë, synohet të shuhen edhe “pabarazitë” mes shteteve dhe të nxitet rritja ekonomike në mbarë botën. Do të ketë një valë të re industrializimi, por në formë “të qëndrueshme”. Oqeanet do të përdoren në mënyrë të balancuar e të kujdesshme dhe klima do të mbrohet.

Viti 1990, baza krahasimore për Objektivat!

Në vitin 2000, politikanët nga e gjithë bota publikuan të ashtuquajturat “Millennium Development Goals”, d.m.th. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Brenda 15 viteve synohet që numri i të uriturve në botë të përgjysmohet, që çdo fëmijë të marrë arsim fillor falas, që vdekshmëria foshnjore të reduktohet me dy të tretat dhe që gratë e vajzat të kenë të drejta të barabarta me burrat. Edhe lufta kundër sëmundjeve dhe ndryshimeve të dhunshme klimatike, ishin pjesë e tetë objektivave apo synimeve, për të cilat si bazë krahasimore vlerësohet gjerësisht të jetë viti 1990.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button