Kronika

Javën që kaloi u riardhesuan nga gjermania 255 shtetas shqiptarë

aVazhdon sipas një grafiku të caktuar, riatdhesimi i shqiptarëve të cilat kanë hyrë në mënyrë te parregullt në Gjermani. Për Gjermaninë “Shqipëria është një vënd origjine i sigurt”, çka bën që të mos pranohet asnjë shqiptar si emigrant ekonomik.  Kështu Sektori i Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun, pranë Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, bëri të ditur sot se gjatë javës që kaloi u riatdhesuan nga gjermania 255 shtetas shqiptarë, konkretisht në datat 13, 14 dhe 15 janar 2016.

Në njoftimin për shtyp, Sektori i Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun, pranë Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, bën të ditur se: “Gjatë javës së shkuar u riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania në datat e poshtëshënuara rreth 255 shtetas shqiptarë, konkretisht: në datën 13.01.2016 u riatdhesuan 43 persona, në datën 14.01.2016 u riatdhesuan 63 persona dhe në datën 15.01.2016 u riatdhesuan 149 persona”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button