Kronika

Mësuesit në protestë, paralajmërojnë grevë pa afat

Mësues nga i gjithë vendi u mblodhën sot para godinës së Ministrisë së Arsimit, duke protestuar të mbështetur edhe nga Sindikatat e Arsimit.

Të mbështetur nga Sindikata e Arsimit, mësues nga e gjithë Shqipëria protestuan sot para Ministrisë së Arsimit, duke ngritur disa shqetësime, sidomos marrja e shpërblimit për festat e fundvitit, por edhe çështje të tjera si:

-Pagesën e orëve shtesë

-Transportin e mësuesve në fshatra

-Shpërblimin vjetor prej 10 mijë lekësh për çdo mësues

Ata u shprehën se “rritja e pagës me 10%  është thërrime nga mungesa e rritjes se pagës për 4 vite”.

“Po nwpwrkwmbni tw drejtat tona. Ky është vit i dramave sociale, na detyruat te vijmë nw kwtw protestw qw do e zgjerojmë nw gjithë Shqipërinë. Vendosni dialogun me ne se kemi dy vite qw nuk komunikojmë. Nuk dimë si e zgjodhët mësuesit eskelente fshehtas ne çdo shkolle. Kwkojmw të paguhemi sipas kontratës kolektive tw nënshkruar” apeluan ata.

Mësuesit paralajmëruan se të martën do të zhvillohet grevë një orëshe për të vijuar më pas me greva pa afat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button