Kosova

Nikoliq: Serbët preferojnë Kosovën para varfërisë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë, Heinz Wilhelm, tha se hyrja e Serbisë në BE është çështje mbijetese, por qytetarët e Serbisë më parë do të të pranonin të jetonin në varfëri, se sa dikush në emër të tyre ta njeh Kosovën si shtet i pavarur.

nikoliq-serbet-preferojn-euml-kosov-euml-n-para-varf-euml-ris-euml_hdSerbia është e përkushtuar për stabilizim dhe paqe në rajon”, tha Nikoliq dhe vuri në dukje se, bisedimet me Prishtinën janë ngritur në një nivel më të lartë duke u bazuar në një platformë që ishte bazë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton Telegrafi.

Presidenti serb theksoi se ishte goditur nga pohimi i ambasadorit gjerman në një tabloid, e cila ishte në kundërshtim me deklaratat e tija në ditët e fundit.

“Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim, për shkak të mungesës së komunikimit dhe kam qenë shumë i habitur, pasi që ai është shumë i moderuar në deklaratat e tija”, shtoi Nikoliq.

“Keni të drejtë që Serbisë në këtë kohë askush nuk po ia kërkon njohjen e Kosovës, por në këto flluska politike, por pak nga pak ne po bëjmë gjëra që do të dërgojnë deri tek një njohje de facto. Unë nuk i tregoj popullit përralla, por ia them të vërtetën”, nënvizoi presidenti i Serbisë.

Nikoliq pohoi se hyrja e Serbisë në BE është çështje mbijetese, por qytetarët serb më parë do të të pranonin të jetonin në varfëri, se sa dikush në emër të tyre ta njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Pyetja është se pse Bashkimi Evropian si kusht për hyrje e sheh si të nevojshme nënshkrimin e një marrëveshje detyruese me Kosovën, nëse jo për njohje. Nëse ne do të nënshkruajmë këtë kontratë me një shtet të pavarur ose vend me autonomi substanciale, çfarë do të ndodh nëse Prishtina nuk do të bie dakord?”, pyeti me këtë rast Nikoliq.

Ambasadori gjerman u befasua me fjalët e Nikoliq.

“Çfarëdo që të kem thënë sa i përket asaj që ju deklaroni, me gjasë është keqinterpretuar”, citohet të ketë thënë Wilhelm.

Mes tjerash, ambasadori theksoi se deklarata e tij nuk u prit mirë as në Kosovë, pasi që ai ka thënë se Gjermania nuk do e kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ne po flasim për një normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjithë kanë interpretimet e tyre se çfarë do të thotë normalizim. Është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje të mirë për jetën fqinjësore, por nuk e di se si do të duhet të duket kjo zgjidhje”, tha Wilhem.

Ambasadori gjerman komentoi edhe faktin se njohja e Kosovës do të ishte kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Në këtë kohë nuk është kusht, por kush e di se çfarë do të ndodhë pas 10 apo 15 vitesh”, përfundoi Wilhem.

Related Articles

Comente

  1. A duhet te hyje Serbia ne Europe ? Serbia kerkon te mbarti ne Europe krimet qe beri ne Ballkan dhe promotorin e tyre Kishen Ortodokse Serbe. Presidenti Nikoliç ashtu si gjithe politikanet tjere te meparshem Serbe, enderron te rrembeje copa te majme nga vendet fqinje te Serbise, duke i kerkuar Europes qe te beje legalizimin e tyre! Kjo nuk eshte gje e re, sepse per kete Serbia jo vetem gjate historise se saj ne te kaluaren por edhe ne ate te tashmen pas rrezimit te murit te Berlinit ka qene shkaktare dhe lojtare kryesore e mjaft luftrave dhe traumave gjakatare me fqinjet e saj Ballkanike. Tani qe Serbia nuk sheh rruge tjeter veçse ate te nevojes te hyrjes ne Bashkimin Europian, ne bisedimet me faktoret e gjithanshem dhe ato kryesore te ketij organizmi , luan lojen e te neperkemburit pra kartat e fundit per te shkeputur çte mundet nga Ballkani perfshire ketu edhe Kosoven qe eshte nje shtet Sovran, me nje etni totale tjeter. Tentativat e Serbise jane te te pa cipa , te pa shpresa dhe te palogjikshme pasi bota nuk mund te lejoje me qe nje shtet si Serbia qe gjakosi gjithe Ballkanin gjate gjithe ekzistences se saj qe akoma edhe kesaj dite udhehiqet nga Kisha Ortodokse dhe jo jo nga parimet nderkombetare te fqinjesise se mire dhe ato te mbrojtjes se njeriut, qe ne themelet e saj ka moton e Serbise se madhe per ta kthyer Ballkanin ne nje aleance Sllavesh te Jugut. Krimet e shtetit Serb kane patur vazhdimisht bekimin e rasove te zeza Ortodokse , qe liturgjite e tyre ja dedikonin tjetersimin e trojeve dhe objekteve te kultit te fqinjeve e ku me pas mbeshtesnin shtetin Serb qe me ekspeditat e tij te realizonte keto endra. Eshte shume gabim te lejohet Serbia ti bashkengjitet Europes , pasi Serbia nuk pranon te beje asnje terapi politike per sherimin e saj ne marredheniet nder shteterore me fqinjet e saj. Serbia mendon te shkoje ne Europe nen udheheqjen nga Kisha Ortodokse , me pretendime territoriale tek fqinjet e saj, duke futur ne gjirin e Europes qelizat e kancerit te Nacertanies te misheruara ne krijimin e organizmave Ballkanike me lidership Serb. Akoma ne Bosnje , Kroaci e Kosove rrjedhin rreke gjaku qe Serbia ju imponoje ketyre popujve, jane me mijere e mijera te zhdukur pa gjurme qe Serbia ju fshihu jeten dhe gjurmet e tyre , por nga ana tjeter jane me qindra kriminele Serbe te lene te lire qe kryen keto krime te cilat u u bekuan nga kishat dhe bashkepunetoret e Artemijes! Shteti Serb duhet te ishte reformuar dhe te kerkonte falje publike , te percaktonte dhe te shlyente demet qe rezultuan nga keto luftera . Asgje nga keto nuk ka ndodhur deri me sot. Serbia perpiqet ti imponoje Europes kushte ne favorin e saj por nuk deshiron te jape llogari per çfar ka ngjare deri tani. A duhet te hyje Serbia ne Europe???

  2. serbet Preferojne te jen te varfer me mire se te lejne kosoven , ? ,, ?? HA HA HA …PO KOSOVARET CFARE PREFEROJNE …HE HE ME MIRE TE JEN TE VDEKUR SE NEN URDHRAT E KANIBALEVE SERBE …AS NA PLASI CMENDON NJE SERB NJE NATIONALIST NJE HAJDUT …. NDOSHTA SERBET PREFEROJNE QE TE KENE EDHE KROACINE BOSNJEN PER TI SHFRYTEZUAR …. NDOSHTA ENDERROJNE EDHE AMERIKEN …POR JANE VETEM ENDERRA .. .SHQIPERIA KOSOVA DUHET TE BASHKOHEMI SI ASNJEHERE DHE MOS TI LEME SHQIPTARETNE MAQENDONI NE MALIN E ZI NE KROACIE KUDO QE JANE TE GJUNJEZUAR … TE PERCMUAR ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button