Kosova

Ambasadorja gjermane: Kosova mund të bëhet si Singapori

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, në një shkrim autorial për numrin festiv të gazetës “Kosova Sot”, përmend disa krahasime që sipas saj Kosovën mund ta bëjnë shtet të zhvilluar.

ambasadorja-viets-kosova-mund-t-euml-b-euml-het-si-singapori_hdAjo thotë se Kosova një ditë do të bëhet Singapori i Perëndimit, apo së paku Zvicra e Ballkani.

“Para 50 vjetësh askush nuk do të kishte mundur ta ëndërronte ngritjen e Singaporit. Ngjashmëria e kushteve fillestare, të varfra. Kancelari federal, A. D. Helmut Schmidt, një herë, gjatë vizitës së tij të parë në vitet e 60-ta, kishte thënë se Singapori ishte një ishull i shkretë, moçalor, i infektuar nga malaria. Kjo çon në pyetjen: A do të mund Kosova një ditë të bëhet Singapori i Perëndimit, apo së paku Zvicra e Ballkanit?”, thotë Viets

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button