Kronika

E përditësuar .Tiranë, grabitet makina e parave të një banke të nivelit të dytë

Nuk ndalen ngjarjet e dhunshme në Tiranë. Këtë radhë, autoblindi i parave të një banke të nivelit të dytë është grabitur nga persona të armatosur.

1423830088bankaaNgjarja ka ndodhur para pak minutash, kur tre persona, nën kërcënimin e armëve morën me forcë dy thase me para nga blindi i parkuar perbri bankes prane Stacionit të Trenit. Pas grabitjes me shpejtësi autoret u larguan me një makinë, qe rezultoi te ishte makina shoqeruese e mjetit te blinduar.

Makina me targa AA105IV është gjetur pas pak kohësh e braktisur pranë shinave të stacionit të trenit, ndërsa autorët që janë larguar në drejtim të paditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët janë njoftuar nga banorë të zonës dhe nga punonjës të bankës.

Policia ka bërë me dije se është hera e dytë që kjo bankë grabitet, teksa për herë të parë janë vjedhur shuma të mëdha parash dhe autorët janë dënuar nga drejtësia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button