Kronika

Vrasja e zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, gjendet e djegur makina e autorëve

Një ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes.
Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia. Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar dhe me armë kallashnikov një ditë më parë në momentin që ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Autorët e ngjarjes ikën me shpejtësi dhe policia nisi ndjekjen menjëherë, pasi atentati ndodhi shumë afër Komisariatit të Policisë.
Viktima, mësohet se është punonjës i OSHEE. Kompania me një deklaratë dënoi aktin kriminal, ndërsa sqarohet se Saimir Jaku deri në fund të gushtit mbante detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri. Në shtator ai është transferuar në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button