Bota

”Masa disiplinore” pas incidenteve në NATO që nxitën indinjatën e Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg informoi personalisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për masat disiplinore që janë marrë ndaj një personi, sjellja e së cilit e shfaqi si “një armik” gjatë një faze stërvitore të Aleancës në Norvegji.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar dje me liderin e hekurt të Turqisë, Stoltenberg shprehu ndjesë personalisht për incidentet që u shënuan gjatë një faze stërvitore të NATO-s në javën që lamë pas.

“Stoltenberg informoi Erdoganin për marrjen e masave disiplinore ndaj individit në fjalë dhe ndjekjen e procedurave të nevojshme për të shmangur çdo incident të këtij llojë në të ardhmen”, shtoi ky zyrtar.

Në bisedë Stoltenberg ka theksuar se autoritetet e komandës kanë nisur hetimin e nevojshëm dhe se i është dhënë fund menjëherë detyrës së teknikut norvegjez me kontratë i cili ka qenë shkaktarë i ngjarjes

Kreu i NATO-s kishte kërkuar ndjesë më herët të premten Turqisë, ushtrisë së dytë të Aleancës pas asaj të SHBA, për ofendimin e shkaktuar nga këto incidente, pasi Erdogan kishte urdhëruar tërheqjen e ushtarëve turq nga manovrat ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button