Ekonomia

Dita Nderkombëtare e Metrologjisë – Ekonomi: Laboratorët në shërbim të konsumatorëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Metrologjisë, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, zhvilloi një vizitë në laboratorët e Drejtorisë së Metrologjisë, nga ku apeloi se laboratorët janë në shërbim të konsumatorëve.

Për vitin 2016, në këtë ditë u zgjodh si temë për sensibilizm trajtimi i matjeve në një botë dinamike. Kjo temë u zgjodh për të qenë në një linjë me ritmin gjithnjë e më te shpejtë të ndryshimeve në shkencën e matjes dhe të botës rreth nesh.

Ndërsa metrologjia, shkenca e matjes, është aq e vjetër sa qytetërimi njerëzor ajo vazhdon të ndryshoj vazhdimisht, ajo vazhdon përshpejtimin përpara dhe vazhdon të jetë dinamike. Dita Botërore e Metrologjisë është festa vjetore e nënshkrimit të Konventës se Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë kombeve.

Konventa vendosi kornizën për bashkëpunim botëror në shkencën e matjes dhe në kërkesat e saj industriale, tregtare dhe shoqërore. Qëllimi origjinal i Konventës se Metrit – Uniformiteti në mbarë botën e matjes – mbetet edhe sot po aq i rëndësishëm sa ishte dhe në vitin 1875.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button