Kronika

Vdekja në ashensor, ekspertiza: Shkak një lidhje e shkurtër

Katër muaj pasi 30-vjeçarja Drilona Duriçi ndërroi jete tragjikisht në ashensor, ekspertët i përgjigjen prokurorisë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Akt-ekspertimi  tregon se vatra e zjarrit u shkaktua nga djegia e droselit të ndriçimit, çka ka sjellë edhe djegien e tavanit të ashensorit.

Kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar flakë në të gjithë rrjetin elektrik që ndriçon kabinën e ashensorit dhe elektromotorit mbi kabinë.

Ekspertët mendojnë se në ashensor është krijuar edhe një vatër e dytë zjarri, e cila dëmtuar hidraulikun e ashensorit, duke sjellë në këtë mënyrë edhe asfiksimin e Drilonës.

Burimet shpjegojnë për Top Channel se pas administrimit të dy akt-ekspertimeve pritet të merret një vendim për fatin që do të ketë dosja, që me shumë mundësi do të jetë mosfillim dhe mosvënie para përgjegjësisë të ndonjë personi të caktuar, për shkak se firma i ka dorëzuar punimet në pallat vite më parë.

Po ashtu, rezulton se objekti nuk kishte administrator i cili do të ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, i cili pas këqyrjeve  edhe të Inspektoriatit të Shërbimit Teknik rezultoi jashtë kushteve teknike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button