Bota

SHBA shpall ”non grata” katër zyrtarë gjeorgjianë të drejtësisë

Administrata e SHBA-së dënoi katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë gjeorgjianë të drejtësisë për “korrupsion të konsiderueshëm”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken tha se ata ishin Mikheil Chinchaladze, Levan Murusidze, Irakli Shengelia dhe Valerian Tsertsvadze.

”Këta individë kanë abuzuar me pozitat e tyre si kryetarë gjykatash dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Gjeorgjisë duke minuar shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut në sistemin gjeorgjian të drejtësisë”, tha Blinken.

Zyrtarët dhe familjarët e tyre të ngushtë nuk do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë me të gjithë gjeorgjianët në mbështetje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe do të vazhdojnë të promovojnë llogaridhënien për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale”, theksoi Blinken./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button