Kronika

Shkodra tronditet sërish nga krimi, vritet Genc Mhillaj

Shkodra tronditet sërish vetëm pak ditë pas masakrës me dy të vrarë dhe 4 të plagosur në Dajç.

Një 47-vjeçar është qëlluar për vdekje rreth orës 11:00 në fshatin Mli Jushi. Forcat e policisë së Shkodrës u njoftuan për të shtëna me armë në këtë zonë, dhe më tej u konstatua i vrarë Genc Mhillaj, me banim në Totovicë.

Burime zyrtare nga Policia thanë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button