ParlamentarePolitika

Kuvendi mblidhet të mërkurën në seancë plenare

Kuvendi i Shqipërisë do ta zhvillojë të mërkurën seancën e përjavshme plenare, pasi dita e enjte përkon me festën e Kurban Bajramit, që është ditë pushim zyrtar.

Kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit e ka afruar të mërkurën seancën e radhës, ku rendi i ditës parashikon diskutimin e disa pr/ligjeve të rëndësishme.

Ndër to veçohen disa ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, disa shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”(i diskutuar me procedurë të përshpejtuar nga komisioni i Ekonomisë), ndryshimet në ligjin “Për metrologjinë”, etj. Me rëndësi është dhe pr/ligji “Për sektorin e gazit natyror”, si dhe miratimi i kontratës së koncesionit të formës “BOT”(ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI BUOY MOORING)’.

Rendi i ditës i Kuvendit përfshin dhe dy projektligje të propozura nga ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, si ai “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” dhe pr/ligji “Për dokumentin elektronik”, që synojnë krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik, vulat elektronike dhe shërbime të tjera që lidhen me identitetin virtual dhe transmetimin e sigurt të të dhënave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button