Kosova

“UÇK” sjell në sallën “1 Tetori” trupat e tetë të rënëve të Kumanovës

Djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur arkivolet e 8 të vrarëve në konfliktin e Kumanovës duke i futur ato në sallën “1 tetori” ku do të mbahen homazhe për të rënët.

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj do të varrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Tek arkivolet dy tavolina janë të zbrazëta dhe në të dyja ka lule. Para njërës qëndron një burrë me uniformë të UÇK-së dhe fotografinë e Beg Rizajt i cili u varros pardje në Glogjan.

Ndërsa në tjetrën tavolinë e cila është e zbrazët një tjetër burrë po e mbanë fotografinë e Nusret Kaloshit, shqiptarit nga Maqedonia i cili poashtu u vra në Kumanovë, raporton Zëri.

Ata do të varrosen në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë.

Related Articles

Nje koment

  1. Deshi dikush apo jo, Dheu Mëmë do të ribashkohet!Duke u përpjekur dhe duke sakrifikuar çfarë është e domosdoshme, Shqipërinë e ndarë do ta Ribashkojmë!Mallkuar qofshin të gjithë ata që shkelën mbi lumenjtë e gjakut që rrodhi nga dejtë e djemve dhe vashave më besnike të popullit tonë, gjatë marshimit drejt LIRISË-aspiratë e ligjshme si për të gjithë popujt e botës, ashtu edhe për popullin tonë!Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!
     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button