Ekonomia

“Lonely Planet”: Shqipëria do të hapë ishullin ish-ushtarak për turistët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook” një shkrim të “Lonely Planet” që flet për hapjen e ishullit të Sazanit për turistët.

“Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për turistët”, shkruan kryeministri Rama

Në shkrimin e “Lonely planet”, të titulluar: “Shqipëria do të hapë ishullin ish-ushtarak për turistët”, shkruhet se , Agjencia Kombëtare e Bregdetit të Shqipërisë ka njoftuar se ishulli fantazmë i Sazanit do të hapet për turistët këtë verë.

Ishulli i Sazanit është i vendosur në ngushticën e Otrantos në jug të Shqipërisë, ku bashkohen detet Jon dhe Adriatik. Ky ishull është teknikisht ende një bazë ushtarake, me një strehë nate për patrullat detare. Ishulli ka rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, të ndërtuara prej frikës së sulmeve bërthamore gjatë kohës së diktaturës komuniste të vendit, shkruhet në artiukullin e “Lonely Planet”.

Ishulli i Sazanit ka gjithashtu biodiversitet të rëndësishëm dhe zyrtarë të turizmit në Shqipëri janë duke shpresuar se mund të bëhet një destinacion për zogjtë dhe për zhytjen. Ka edhe ide për të përdorur tunelet anti-bërthamore si qilare për verën. Ndërtesat e braktisura e ishullit janë përdorur si shtëpi për mbi 3000 trupa dhe aty ka edhe një shkollë të shkatërruar, e cila u ndoq nga fëmijët e familjeve të ushtarakëve. Sazani mund të arrihet për rreth gjysëm ore me motoskaf nga Vlora dhe është planifikuar që në qershor të fillojë udhëtimet një anije e përditshme, shkruan “Lonely Planet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button