Opinion

Fuqia për të dezertuar pa zë

Nga Mero Baze

Shenjat e para i dha protesta para kryesisë së Kuvendit të hënën që u vendos ti hiqet imuniteti në Komisioni e mandateve. Vetëm 100 vet u shfaqën para zyrave etë Kuvendit, duke e dëshpëruar më shumë se sa heqja e imunitetit në Komisionin e Mandateve.

Pastaj u betua se të enjte “Do të përmbyste Tiranën duke thirrur protestën më të madhe të parë ndonjëherë”.

Përsëri ata 100 veta, të dëshpëruar që më shumë shikonin telefonin se çfarë thoshin Tv për ta se sa protestonin.

Sikur të mos mjaftonte kjo në mbrëmje një sinjal edhe më I hidhur ishte  kryesia e Berishës. Emrat më të njohur të kryesisë së emëruar prej tij, gjetën një arsye të mos ishin në mbledhje.

I egërsuar nga rreziku i bojkotit nga njerëzit më të afërt, Berisha deshi ti sfidonte, duke thirrur pas dy ditësh Këshillin Kombëtar për tu treguar se nuk ka nevojë për ata, “se ka bazën e gjerë”.

Sot mori një leksion edhe më të hidhur. Këshilli I tij Kombëtar nuk arriti as kuorumin normal për tu mbledhur ndërkohë që u bojkotua jo vetëm nga deputet por dhe nga njerëz të afërt të Berishës, si Topalli dhe të tjerë.

Kjo është në të vërtet mënyra se si shuhet një kështjellë rëre si ajo që ka ngritur Berisha.

Të ashtuquajtura struktura të Berishës, u emëruan prej tij në përpjekje për të dëshpëruar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike që ti dorëzonin firmën dhe vulën.  Nuk u zgjodhën për të krijuar parti të re, por për ti gjetur një vend pune ish kryetarit të vjetër.

Nuk deshën  as vulë të re,  por deshën një formacion jo legjitim që edhe të dukeshin si viktimë edhe të mbeteshin nën hijen e Ilir Metës që të mos u ikte dhe ai.

Por tani ikja filloi nga Ilir Meta.

Ai ishte I pari që nuk u shfaq në mitingjet e tij, duke e lënë zbuluar strukturën false të partisë së Berishës.

Pas tij nuk u shfaqën qytetarët dhe pas qytetarëve nuk po shfaqen më as anëtarët e Kryesisë dhe as ata të Këshillit Kombëtar.

Kjo është mënyra se si bie një mit I rremë.

Njerëzit e thirru dhe emëruar nga Berisha në strukturat false të tij, nuk kanë autoritet publik dhe as personal të bëjnë debat me Berishën.

Ata nuk përballojnë dot dhunën verbal dhe fizike të njerëzve të Berishës nëse dalin e thonë “mjaftë” se po lodhemi kot.

Ata nuk kanë guxim ti thonë atij “ik shko përballu me drejtësinë”.

Ata nuk kanë guxim ti thonë atij se po të jetë për Argita Berishën, kemi Jozefina Toplalin 1000 herë më të mirë nga të gjitha drejtimet.

Ata nuk guxjnë ti thonë atij që kjo nuk është parti private dhe qëllimi I kësaj partie nuk është të të gjej ty një vend për kryetar ndërkohë që ligji të ka gjetur një vend në burg.

Ata e dinë që nuk I pyet më njeri, kur I shikojnë pas Berishës, përveç Edmond Spahos që mendon se ja vjedh Like e Facebookut, Edi Rama.

Ata nuk kanë ndërmend të bëjnë luftë me Sali Berishën, pasi e dinë koston e baltës në një luftë të tillë.

Dhe po bëjnë një nga një, pa u marr vesh fare me njëri tjetrin, atë që bën çdo njeri që vendos të ik nga një betejë e gënjeshtërt: Ikin në shtëpi duke mbyllur telefonin e duke mos treguar ku janë.

Kaq fuqi kanë. Fuqi vetëm për të ikur pa zë nga Sali Berisha duke e lënë vetëm në marrëzinë e tij. Nuk është pak dhe kaq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button