Kronika

Xhaçka apel atasheve ushtarakë: Angazhim më të madh për projektet me aleatët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në takimin e fundvitit me atashetë ushtarakë shqiptarë u kërkoi angazhim dhe vëmendje maksimale për projekte të reja bashkëpunimi me vendet ku ata ushtrojnë misionin e tyre.

“Roli dhe puna juaj gjatë vitit të ardhshëm duhet të përqendrohet gjithnjë e më shumë në nxitjen e projekteve të përbashkëta mes vendit tonë dhe vendeve ku ju jeni të atashuar, në funksion të fuqizimit të Forcave të Armatosura.

Profilizimi i efektivëve tanë dhe avantazhi krahasues janë dy tiparet që ditë pas dite pa karakterizojnë Forcat tona të Armatosura, ndaj dhe kontributi juaj dhe roli proaktiv në drejtim të arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta do të rriste cilësinë e performancës së FA”, tha ndër të tjera Ministrja.

Ministrja Xhaçka porositi atashetë ushtarakë që të kujdesen maksimalisht për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura që gjendet në zonat e tyre të përgjegjësisë, që nga studentët deri tek efektivët  e dislokuar në misione.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button