Ekonomia

SHKK përfshihet në skemat e sigurimit të depozitave

Gjatë këtij viti Unioni i Shoqatave të Kursim Kreditit, do të përfishet në skemat e sigurimit të depozitave.

ushkkDuke filluar nga data 15 qershor 2015, Shoqëritë e Kursim Kreditit (SHKK) do të dorëzojnë dokumentet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, ndërsa brenda 15 shtatorit 2015 do të bëhet anëtarësimi i atyre që plotësojnë kushtet. Sipas udhëzimit të BSH-së, për sigurimin e depozitave. kompensimi për anëtarët e SHKK-ve arrin shumën prej 2,000,000 lekë për SHKK.

Kjo do të thotë që të gjitha depozitat në të njëjtën SHKK janë agreguar që të llogaritet kufiri i mbulimit. Të gjitha depozitat që janë në monedhë të huaj, konvertohen në lekë me kursin zyrtar të BSH-së, në ditën e kalimit të SHKK-së në likuidim, Agjencia siguron depozitat e individëve në SHKK-të e pranuara në skemën e sigurimit të depozitave, bazuar në kontratën e depozitës, librezën, kartelën, dokumentet kontabël, regjistrin elektronik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button