Kronika

Itali, arrestohen 17 shqiptarë për trafik droge

Policia italiane ka arrestuar 17 shqiptarë, si të implikuar në trafikun e drogës. Banda e trafikut të lëndëve narkotike u shkatërrua, pas hetimeve disa mujore.

karabinieriMediat italiane raportojnë se pjesë e bandës ishin 17 shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur nga ana e policisë. Ata akuzohen për trafik narkotikësh dhe lidhje me krimin. Arrestimet janë kryer në disa qytete, konkretisht në krahinat e Romës, Arezzos, Reggio Emilias, Raguza dhe Leçes.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 25 persona të tjerë, ku janë sekuestruar 30 kg kokainë, si dhe 2 ton marijuanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button