Kosova

Vazhdon ikja ilegale e kosovarëve

Por, njëkohësisht edhe riintegrimi i tyre, sidomos i atyre që për një kohë më të gjatë qëndruan atje, vazhdon të mbetet problem

Riatdhesimi i të larguarve kosovarë në mënyrë ilegale drejtë vendeve të ndryshme të Evropës, edhe më tej po vazhdon. Por, njëkohësisht edhe riintegrimi i tyre, sidomos i atyre që për një kohë më të gjatë qëndruan atje, vazhdon të mbetet problem. Kosova ka mundësi që vetëm për një kohë të shkurtër t’i mbështesë këto familje. Të përballur me varfëri, rastet e tilla si zgjidhje të vetme shohin sërish ikjen.
12 vjet qëndrim në Gjermani për familjen e Hysni Musës shkuan shumë shpejt dhe kthimi i detyruar i tyre në Kosovë, ishte sfidë për ta. Ndonëse iu premtua se shteti i Kosovës do ta ndihmojë në riintegrim, sipas Hysniut, premtimet ishin të kota. Kjo familje jeton në gjendje të rëndë ekonomike kurse nga viti 2012 kur është kthyer, shteti nuk i ofroi ndonjë mundësi punësimi.
“Vetem nje vit kemi marr ushqim…. Mo s kemi ushqim s kemi kurgjo. Me pas qe punoj e qe kemi shtepine tem…Nuk po kemi kah me shku”, shprehet Hysni Musa
E kjo gjendje e rëndë e ka lodhur kryefamiljarin Hysni Musa. Përveç varfërisë dhe sigurimit të ushqimit, ka edhe një fëmijë të sëmurë nga diabeti, të cilit vështirë ia siguron ilaçet. Në këtë situatë, ikja nga Kosova mbetet sërish mundësia e vetme për të.
“Vec mos mujsha n pare me ra, që boj pare une apet kam me dal perjasht. Gjakun tem e shes, msihin tem e shes e kom me dal. Ata po na thojne hajdeni hajdeni po nimonani” shprehet ai.
në ënën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e pranojnë se familjes Musa tanimë i janë ndalur ndihmat që përfshijnë pako ushqimore e të tjera. Por, për vendbanim të qëndrueshëm, thonë se kompetencat janë në nivel komunal, në këtë rast komunën e Mitrovicës.
“Ajo familje vjen nga Mitrovica dhe deri më tash komuna nuk ka bërë asnjë hap që të ofrojë vendbanim të përhërshëm për këtë familje” thotë Kushtrim Nreci, MPB

Ndërkohë, komuna e Mitrovicës është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka në procesin e riintegrimit dhe mirëqenies së atyre që përfitojnë nga ky program,. Por ata arsyetohen se nuk kanë para. Sipas koordinatorit për kthim dhe riintegrim në këtë komunë, Bedri Sadiku, ekziston një mungesë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe nivelit lokal, në alokimin e fondeve për zbatimin e programit të riintegrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button