Kronika

Protesta para Parlamentit, lëndohen efektivët. Mes tyre, zv.drejtori i Tiranës (Foto)

Tensionimi i situatës në protestën që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë nga banorët e zonës së “Astirit”, kur këta të fundit tentuan të hynin me forcë në Parlament gjatë kohës që atje po mbante fjalën e tij kryeministri Rama, ka sjellë edhe plagosjen e disa efektivëve të policisë.
Mes atyre që janë plagosur lehtë gjatë përleshjeve është edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave apo bizneseve të tyre, të prekura nga projekti i rikonstruksionit të Unazës së madhe të Tiranës, në aksin nga “Pallati me shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button