Ekonomia

OSHEE: Për shkak të remonteve, sot dhe nesër disa zona pa energji në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton stakim të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës për shkak të punimeve që po kryen për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.
Sipas OSHEE-së, në datat 17-18 shtator do të stakohet energjia elektrike në n/stacionin “Traktori” në Tiranë për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sot, në datën 17 shtator, në intervalin kohor 09:00-13:00, nuk do të kenë energji disa zona në Tiranë: rruga “Mihal Grameno”, rruga “Sali Nivica”, zona afër Poligrafikut, rruga “Sitki Çiço”, zona tek “Kodra e Priftit” dhe subjekti privat “Sina”.
Ndërsa nesër, në datën 18 shtator, në orarin 09:00-13:00 nuk do të kenë energji në këto zona në Tiranë: rruga “Todi Shkurti” (pallatet Grand), pranë Depos së Ujit, Antenat Televizive në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt , Televizioni “News 24”, pranë ish-Sanatoriumit dhe Qyteti “Studenti”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button