Kronika

Bisedime të nivelit të lartë të KFOR-it në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ilirjan Mustafaraj dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Jeronim Bazo.

Gjenerali Miglietta dhe gjenerali Bazo diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. KFOR-i, si reagues i tretë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, vazhdon t’i përmbushë plotësisht detyrat e veta në bazë të mandatit të KFOR-it, duke nxitur të gjitha aktivitetet për zbatimin e procesit të stabilizimit në rajon.

Ata gjithashtu theksuan shqetësimet në lidhje me fluksin emigrantëve në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe nevojën për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.

Gjenerali Miglietta shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve shqiptarë të pozicionuar kryesisht si anëtarë të stafit të SHP të KFOR-it.1kfor-i-ne-shqiperi

Gjenerali Miglietta u takua edhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Mustafaraj me të cilin diskutoi për kërcënimet e përgjithshme nga luftëtarët e huaj. Ata u pajtuan për rëndësinë e madhe në vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor.

Këto takime janë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë në kuadër të agjendës së komandantit të KFOR-it që ka për qëllim rritjen e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ushtarak ndërmjet shteteve që kufizohen me Kosovën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button