Kronika

Tiranë, Prokuroria kërkon 31 vite burg për 7 të pandehurit e “Skrapit”

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 31 vjet burgim për 7 të pandehurit e skemës mashtruese të ‘Skrapit”, që i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë 25 milionë dollarë. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 10 milionë lekë për kompanitë e administruara nga këta persona.

Ky grup personash është pjesë e një hetimi të gjerë, për të cilën më parë janë dënuar 16 të pandehur të tjerë, me një total prej 35 vitesh burgim. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën penale të “falsifikimit të vulave, të stampave osë të formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mbi 30 persona dhe kompani, të konsideruara të nivelit të dytë, në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të cilët kishin kryer veprime fiktive për përfitimin e padrejtë të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, procesi gjyqësor ndaj kësaj skeme është ndarë në disa pjesë. Në Mars 2015 ka përfunduar gjykimi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me një total prej 9 vitesh burgim 6 personat e parë. Në muajin Dhjetor 2015, gjykata ka dënuar grupin e dytë prej 10 personash, me një dënim në total prej 26 vitesh burgim.

Ndërkohë, grupi i tretë i të pandehurve është në përfundim të gjykimit dhe, pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e tyre me një total prej 31 vitesh burgim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button