Politika

Dekriminalizimi, KQZ i heq mandatin 19 këshilltarëve bashkiakë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të martën të shpallë pavlefshmëri të mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të tij për 19 këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin, ndërsa do të bëhet verifikimi i mandateve për 5 këshilltarë të tjerë.

Masat penalizuese u morën nga KQZ pas mosdorëzimit brenda afatit, të formularit të vetëdeklarimit nga disa zyrtarë, në kuadër të ligjit ‘për dekriminalizimin’.

Kundёr kёtij vendimi mund tё bёhet ankimim nё Gjykatën Administrative së Shkallës së Parë Tiranё, brenda 45 ditёve nga shpallja e kёtij vendimi.

KQZ është organi kompetent për regjistrimin, administrimin si dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publikë. Pas përfundimit të afatit ligjor më 4 maj, KQZ deklaroi se nga verifikimi rezultonin 65 këshilltarë bashkiakë pa e dorëzuar formularin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button