Kronika

Mbipopullimi në burgje, Rauning: Përdorni shërbimin e provës

Mbipopullimi në burgje dhe zgjidhjet për këtë problem kanë qënë në fokus të një takimi mes drejtorisë së burgjeve, OSBE-së, ambasadës britanike dhe ministrisë së Drejtësisë.

Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning tha se mbipopullimi është një sfidë për sistemin e drejtësisë penale. Privimi nga liria tha ai duhet të jetë opsioni i fundit i dënimit, duke vënë theksin tek shërbimi i provës.

“Privimi nga liria duhet të jetë opsion i fundit, kjo masë duhet të aplikohet vetëm kur vepra penale është aq e rëndë saqë aplikimi i çdo mase tjetër do të ishte krejt e papërshtatshëm. Studimi ka rekomanduar që të shpeshtohen masat alternative të burgimit. Shërbimi i provës është të kontribuojë për një proces të drejtë të drejtësisë penale. Në rastet e duhura shërbimi i provës është më i efektshëm se burgu sepse kombinon dënimin me rehabilimit”, tha Rauning.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se mbipopullimi në burgje ka një sërë shkaqesh, duke i kërkuar prokurorëve që të përdorin edhe shërbimin e provës.

“Mbipopullimi është një situatë që është pasojë e disa fenomeneve që duhet t’i kurojmë një e nga një derisa të vijmë tek një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, mbështeti përdorimin e dënimeve alternative, për persona që nuk kanë rrezikshmëri të lartë, dënime që përdoren shumë rrallë nga Gjykatat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button