Kronika

Aksidente në Fushë-Krujë dhe Korçë, humbin jetën 2 persona

Brenda pak orësh janë regjistruar dy aksidente, me pasoje vdekjen e dy shtetasve.

Aksidentet kane ndodhur një në Fushë-Krujë dhe tjetri në Korçë.

Në aksidentin e Fushë-Krujës ka mbetur i vdekur shtetasi N.T 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një kalimtar N.T ka tentuar të kalojë rrugën dhe nje makine e ka përplasur.

Goditja ka qenë fatale për 63-vjeçarin N.T. Pavarësisht se shoferi i mjetit e dërgoi në spital, i plagosuri fatkeqësisht humbi jetën.

Gjithashtu edhe në qytetin e Korçës është aksidentuar për vdekje një qytetar. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 10 pranë stadiumit, ku S.G ka përplasur për vdekje shtetasin Ligor Qirici.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button