Ekonomia

“Embargo” luleshtrydhes, Fermerët: S’është e rrezikshme

“Kafaraj” është ferma më e madhe e kultivimit të luleshtrydhes në vend. Në këtë pikë grumbullimi, frutat paketohen prej nga më pas shkojnë për tregun vendas apo eksport në shtete si Danimarka, Kroacia apo Rumania.

Por prej 10 ditësh, fermerët e kësaj zone janë përballur me refuzimin e tregut, çka ka lënë stok sasi të konsiderueshme luleshtrydheje dhe ka çuar në përgjysmimin e çmimit pas përhapjes së lajmeve se sasia e pesticideve të përdorura prej tyre është jashtë normës së lejuar.

“Urdhëro çfarë shije ka. Të vijnë të bëjnë analiza edhe natën…është luftë tregtare. Ne pesticidet i marrim të certifikuara në farmaci bujqësore”, shprehen fermerët.

Me shqetësimin e fermerëve bashkohen edhe agronomët.

“Luleshtrydhja është bimë vetpllenuese, nuk ka nevojë për ndërhyrje në hormone”, thotë agronomi.

Por, për të rritur sigurinë e produkteve dhe shmangur situata të tilla, të gjithë janë në një mendje. Fermerët dhe përgjegjësit e drejtorisë së bujqësisë së Fierit kërkojnë ngritjen e një laboratori me standard në këtë zonë për kryerjen e analizave.

“Ka ardhur koha që këtu të ketë një laborator në Fier që të kryhen analizat”, shprehet agronomi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button