Kosova
Vetëvendosje thërret protestë popullore
Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta gjatë datës 1 shtator, kur Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar nisjen e procedurave të miratimit të marrëveshjes për vendosjen e vijës kufitare të Malit të Zi.
Kjo parti ka thirrur protestë gjithëpopullore nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Protesta sipas Lëvizjes, do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë, ndërsa seanca parlamentare është paralajmëruar të nisë në orën 11:30 minuta.
Kjo parti ka publikuar edhe oraret e nisjes së protestuesve nga qytete të ndryshme të vendit.