Kronika

Kujdesi mjekësor për 2017-n/ Shërbimet që mbulon shteti në spitalet e Tiranës dhe rretheve

Trajtimi i kimioterapisë do të jetë në pesë spitale, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, si dhe në Spitalin

Universitar “Shefqet Ndroqi”. Mjekët e specialiteteve të ndryshme që pranojnë të shkojnë për të punuar në zonat ku ka mungesa stafi, përveç pagës, do përfitojnë edhe bonus në masën 100 000 lekë në muaj

Pranvera Kola -DITA

Përcaktohet skema e shërbimeve mjekësore që do të financojë shteti në spitalet universitare, ato rajonale, si dhe në spitalet bashkiake të vendit përgjatë 2017-ës.

Vendimi i zbardhur gjatë ditës së djeshme në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, saktëson se 52 shërbimet mjekësore që do mbulohen në spitalet terciare, në ato bashkiake Fondi i Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor do të mbulojë 10 shërbime, ndërsa në spitalet rajonale bëhet fjalë për 17 specialitete mjekësore.

Kundrejt fluksit në rritje të pacientëve që kanë nevojë për shërbimin e kimioterapisë, në vendimin e zbardhur përcaktohet se seancat e kimioterapisë do të ofrohen edhe në disa spitale të tjera të vendit. Konkretisht, trajtimi i kimioterapisë do të jetë në pesë spitale: Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, si dhe në Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ato që mbeten jashtë skemës së financimit nëpërmjet Fondit të Sigurimeve shëndetësore janë shërbimet e psikiatrisë në qytetin e Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, qendrat e tjera të shëndetit mendor, si dhe Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve.

Për pacientët e pasiguruar që paraqiten për trajtime të ndryshme, spitalet duhet të respektojnë sistemin e referimit dhe tarifat për shërbimet me pagesë, të miratuara nga ministri i Shëndetësisë. Nuk do të ketë ndryshime të tarifave që duhet të paguajnë të pasiguruarit për të kryer vizitat, ekzaminimet, si analizat e nevojshme.

Ndërsa për pacientët e siguruar skema e sigurimit shëndetësor mundëson marrjen e shërbimin shëndetësor falas te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, si dhe tek mjeku specialist.

Ndërkohë të tjera shërbime që mbulohet për të siguruarit janë edhe kujdesi falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital, ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike, ekzaminimet unikale terciare me rimbursim në masën 90 për qind nga shteti dhe bashkëpagesa nga personat e siguruar është vetëm 10 për qind. Kush është pjesë e skemës së sigurimeve do të përfitojë edhe:

“Paketa të caktuara të shërbimeve shëndetësore në dhënësit privatë të shërbimeve, me të cilët Fondi ka lidhur një kontratë, barnat e listës së rimbursueshme falas për fëmijët 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët, të gjithë barnat shkojnë falas edhe për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës.

Barnat falas jepen edhe për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, skleroze multiple, talasemia major. Ndërsa për pjesën tjetër të popullatës barnat do jepen me rimbursim të pjesshëm, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50 për qind, sipas kritereve të përcaktuara në ligj”.

Mjekët që përfitojnë shpërblim mujor prej 100 mijë lekësh

Në vendim saktësohet se numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve do jetë 12 016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universitar të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi-Traumatologjisë. Pavarësisht skemës së financimit, numri dhe struktura e punonjësve për çdo spital miratohet nga ministri i Shëndetësisë.

Gjithashtu është përcaktuar edhe skema e bonuseve që do të jepen për mjekët e specialiteteve të ndryshme, të cilët do të zhvendosen për të punuar në zonat dhe rrethet ku ka mungesa të mjekëve specialistë. Pas vlerësimeve të bëra në terren janë përcaktuar edhe zonat në të cilat nevojitet punësimi i mjekëve në disa specialitete.

“Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus në masën 100 000 lekë në muaj. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas kushteve të përcaktuara”, detajohet në vendim.

Ndërkohë që lidhur me stafet akademike që do të punësohen pranë shërbimeve spitalore, në vendim saktësohet se: “Numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universitare miratohet nga ministri i Shëndetësisë, ndërsa pagesa e tyre bëhet nga buxheti i spitalit”.

Shërbimet spitalore që do financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

  1. SPITALET UNIVERSITARE
  2. Shërbimi i kardiologjisë:

Hemodinamika.

Reanimacioni i kardiologjisë.

  1. Shërbimi i kardiokirurgjisë.
  2. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare.
  3. Shërbimi i hematologjisë.
  4. Shërbimi i gastrohepatologjisë.
  5. Shërbimi i endokrinologjisë.
  6. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës.
  7. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit.
  8. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të Brendshme.
  9. Shërbimi i mjekësisë interne.
  10. Shërbimi i alergologjisë.
  11. Shërbimi i reumatologjisë.
  12. Shërbimi i dermatologjisë.
  13. Shërbimi i traumatologjisë.
  14. Shërbimi i ortopedisë (SU “Trauma”).
  15. Shërbimi i okulistikës.
  16. Shërbimi i ORL-së.
  17. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale.
  18. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme.
  19. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale.
  20. Shërbimi i kirurgjisë digjestive.
  21. Shërbimi i urologjisë.
  22. Shërbimi i djegie-plastikës.
  23. Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë.
  24. Shërbimi i neurokirurgjisë.
  25. Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike.

-Statistika onkologjike (regjistri i kancerit).

-Laboratori histopatologjik onkologjik.

-Laboratori klinik-biokimik onkologjik.

  1. Shërbimi i rrezatim-kobaltit.
  2. Shërbimi infektiv.
  3. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme

-Urgjenca pediatrise.

-Fizioterapia pediatrike.

  1. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve.
  2. Shërbimi i pediatrisë infektive.
  3. Shërbimi i kirurgjisë infantile.
  4. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrie.
  5. Shërbimi i reanimacionit pediatrik.
  6. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë, atomopatologjikë,

gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare).

  1. Shërbimi i imazherisë.
  2. Shërbimi i fizioterapisë.
  3. Shërbimi i statistikave.
  4. Shërbimi i pneumologjisë.
  5. Kirurgjisë torakale.
  6. Shërbimi i ftiziatrisë.
  7. Shërbimi i gjinekologjisë.
  8. Shërbimi i obstetrikës.
  9. Shërbimi i patologjisë së barrës.
  10. Shërbimi i neonatologjisë.
  11. Shërbimi i farmacisë.
  12. Shërbimi i konsultave të specializuara

Ambulatore.

  1. Shërbimi i toksikologjisë.
  2. Shërbimi i koordinimit të urgjencave.
  3. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT).
  4. Kontrolli i infeksioneve spitalore.
  5. Shërbimi për ekzaminimet e shtrenjta të referuara në zbatim të sistemit të referimit,

shërbimi i ortopedisë (protezat) dhe një pjesë e shërbimit të urgjencës (SU Trauma).

SPITALET NË NIVEL QARKU (SPITALET RAJONALE)

Spitalet publike të qarkut ofrojnë shërbimet e:

  1. Urgjencës.
  2. Mjekësisë së përgjithshme.
  3. Kirurgjisë së përgjithshme, ortopeditraumatologji, urologji, ORL, okulistikë angiologji, max-facial
  4. Obstetrikë-gjinekologji.
  5. Nneonatologji.
  6. Pediatrisë.
  7. Radiologjisë.
  8. Fizioterapisë.
  9. Anatomisë dhe histologjisë patologjike.
  10. Laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë.
  11. Anestezi-reanimacionit.
  12. Farmacia.
  13. Shërbimin e onkologjisë, kimioterapisë dhe kujdesin paljativ.
  14. Kontrolli i infeksioneve spitalore.
  15. Shërbime psikosocial.
  16. Këshillimit ambulator, për të gjitha specialitetet e mësipërme.
  17. Banka e gjakut.

SPITALET NË NIVEL BASHKIE

Spitalet publike të përgjithshme në nivel bashkie do të ofrojnë shërbimet e:

  1. Urgjencës.
  2. Mjekësisë së përgjithshme.
  3. Kirurgjisë së përgjithshme.
  4. Pediatrisë dhe obstetrikë-gjinekologjisë, neonatologji.
  5. Radiologjisë.
  6. Laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë.
  7. Anestezi-reanimacionit.
  8. Farmacisë.
  9. Shërbimin ambulator të specializuar.
  10. Banka e gjakut.

Trajtimi i kimioterapisë do të jetë në pesë spitale: Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Spitali

Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Shërbimet që nuk do financohen nga Fondi i Sigurimit Të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

  1. Spitali psikiatrik Vlorë.
  2. Spitali psikiatrik Elbasan.
  3. Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe.
  4. Shërbimi i psikiatrisë Shkodër.
  5. Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve.
  6. Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit.
  7. Qendra Kombëtare Biomjekësore.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button