Zgjedhjet lokale 2015

PD, Kosova: Do të bashkëpunoj me qeverinë për të mirën e biznesit

kosovaKandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, theksoi të hënën se do të bashkëpunojë me qeverinë për të sjellë të mira për biznesin dhe qytetarët.

“Kemi menduar që të kemi një zyrë juridike, ku çdo biznes të paraqesë problemin e vet dhe ne të gjejmë mundësinë, së bashku me qeverinë, për të liruar ngarkesën e faturuar ndaj biznesit. Çdo bashkëpunim i imi me qeverinë, do të sjellë të mira për biznesin dhe qytetarët. Për çdo problem, kam një grup ekspertësh që do të gjejnë zgjidhje”, tha Kosova.

Kandidati i PD-së premtoi uljen e taksës për biznesin në masën 30% dhe shtoi se do të punojë që “të gjitha taksat që janë në varësi të bashkisë, të ulen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button